Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas humbjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet parlamentare, duke e cilësuar fitoren e lëvizjes studentore si një mesazh për pushtetet në rajon. Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji tha se pas dy vitesh përballjeje, studentët sfiduan jo vetëm pushtetin e Vuçiçit, por edhe partitë tradicionale të opozitës në Serbi, të cilat, sipas tij, humbën besimin e qytetarëve. “Mesazhi është i qartë, reagimi qytetar shpërblehet, autokracitë bien”, shkroi Salianji. Duke e lidhur zhvillimin në Serbi me politikën shqiptare, ish-deputeti i PD-së deklaroi se kryeministri Edi Rama është, sipas tij, “i fundit në Ballkan dhe Evropë” që do të largohet nga pushteti. “Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Asnjë autokraci nuk është e pathyeshme”, përfundoi Salianji....