Sali Berisha e ul shifrën: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha e ul shifrën: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Më herët ai ka deklaruar se i kanë vjedhur 33 mandate, mirëpo sonte te Fevziu e akuzoi Partinë Socialiste se ka fituar 28 mandate deputetësh në bashkëpunim me bandat kriminale. Blendi Fevziu: A i gjeni vetes një gabim tuajin në këto zgjedhje? Sali Berisha: Kujt ia shtron ti këtë pyetje? Nuk ka diskutim që unë gabime të përditshme bëj. Cilat janë ato do analizohen. Tani po merrem me mbrojtjen e votës. Këto zgjedhje nuk njihen. Është farsë. 28 mandate kanë marrë me banda.
Burimi: Javanews.al