Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sakrifikoi jetën për të shpëtuar turistët, Begaj: Nderim përjetë Arben Anamalit
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen në Shkodër, ku Arben Anamali humbi jetën duke shpëtuar 2 turistë. 51-vjeçari ishte kapiteni i një prej anijeve të bashkisë që janë vënë në shërbim të turistëve. Por dy prej tyre janë në ujë dhe kapiteni nuk ngurroi duke u hedhur për t’i shpëtuar. Një akt heroik, por që i mori jetën, pasi ai vetë nuk arriti të dalë nga uji. “Nderim përjetë Arben Anamalit, kapitenit 51- vjeçar nga Shkodra për aktin heroik të shpëtimit të dy turistëve nga mbytja duke dëshmuar një model shoqëror dhe shpirt heroik. Jam pranë familjarëve të tij...