“Sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse, Dumani i rrëmbeu kompjuterin”, GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës

“Sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse, Dumani i rrëmbeu kompjuterin”, GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha se kreu i SPAK, Altin Dumani është konfliktuar me një gjykatëse. Gjykata e Posaçme përgënjeshtron çdo pretendim që aludon për përplasje apo tensione me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. “Gjykata e Posaçme përgënjeshtron kategorikisht çdo pretendim që aludon për përplasje apo tensione ndërinstitucionale me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila, në përputhje me rolin e saj kushtetues dhe ligjor, është palë në procesin gjyqësor dhe si e tillë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë kompetencë...
Burimi: Top-Channel.tv