Sa mandate pret PS nga Elbasani? Mazniku: 9 është e sigurt, nga ora 02:30 do të ketë një trend të rezultateve

Sa mandate pret PS nga Elbasani? Mazniku: 9 është e sigurt, nga ora 02:30 do të ketë një trend të rezultateve

Politikë E Diel, 11 Maj 2025 23:18 Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku në një deklaratë për Top Channel, tha se do të marrin 9 mandate në këtë qark. Ai tha se rreth orës 02:30 me gjasë do të ketë dhe një trend të lexueshëm të rezultateve kombëtare. ”Elbasani do të marrë më shumë se 9 mandate, 9 është e sigurt. Minimalisht rezultati do të jetë 9 me 5. Ende nuk ka nisur numërimi, besoj pas një orë do të nisë. Rreth orës 2:30 do kemi një trend kombëtarë të lexueshëm”.  
Burimi: Kohajone.com