Sa mandate pret PS nga Elbasani? Drejtuesi politik i qarkut flet me bindje, Mazniku: 9 është e sigurt!

Sa mandate pret PS nga Elbasani? Drejtuesi politik i qarkut flet me bindje, Mazniku: 9 është e sigurt!

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit Arbjan Mazniku në një deklaratë për Top Channel këtë mbrëmje deklaroi se Partia Socialist në këtë qark do të marrë të paktën 9 mandate. Ai tha se rreth orës 02:30 me gjasë do të ketë dhe një trend të lexueshëm të rezultateve kombëtare. “Elbasani do të marrë më shumë se 9 mandate, 9 është e sigurt. Minimalisht rezultati do të jetë 9 me 5. Ende nuk ka nisur numërimi, besoj pas një orë do të nisë. Rreth orës 2:30 do kemi një trend kombëtarë të lexueshëm”, tha ai. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv