Sa i njeh marrëdhëniet SHBA–Shqipëri? Ambasada publikon kuiz për 103-vjetorin

Sa i njeh marrëdhëniet SHBA–Shqipëri? Ambasada publikon kuiz për 103-vjetorin

Sot shënohen 103 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Në këtë ditë të rëndësishme për historinë e dy vendeve, Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një mesazh urimi ku theksohet miqësia e qëndrueshme dhe partneriteti i fortë mes dy vendeve. Ambasada i fton qytetarët shqiptarë të testojnë njohuritë e tyre për momentet kyçe të historisë së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri përmes një kuizi interaktiv të publikuar online. ‘Sot festojmë 103 vjet marrëdhënie diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Jemi krenarë për partneritetin tonë me Shqipërinë për të çuar përpara sigurinë, forcën dhe mirëqenien tonë...