Sa i ka shtrenjtuar çmimet e apartamenteve në bregdet, kërkesa nga të huajt

Sa i ka shtrenjtuar çmimet e apartamenteve në bregdet, kërkesa nga të huajt

Kërkesa për pasuri të paluajtshme në zonat bregdetare nga Golemi në Qerret, Vlorë, Rradhimë, Orikum dhe Sarandë vazhdon të dominohet nga shtetas të huaj, kryesisht nga vendet pa dalje në det në Europë si Çekia, Polonia dhe Hungaria. Drejtuesi i agjencisë imobiliare “Century 21” Jonian Antoni më herët pohoi se në tërësi te zonat bregdetare 90% e shitjeve bëhet te blerës të huaj. Kërkesa dominohet për prona të tipologjive 1+1 dhe 2+1 me vlerë shitje nga 80 mijë euro deri në 300 mijë euro. Rreth 70% e blerësve të huaj, pronat e blera në bregdet sipas zotit Antoni i përdorin...