Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Sa e vjetër është stema e flamurit kombëtar shqiptar
Flamuri kombëtar shqiptar është shumë i vjetër,qysh nga koha e heroit të gjithë shqiptarëve, Skendërbeut. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga simboli i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër Perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në Perandorinë bizantine, transmeton Gazeta Metro Paraqitja më e vjetër që ekziston e Shqiponjës së Skënderbeut, gjendet në Kishën e Shna’Ndout në Kepin e Rodonit në Veri të Durrësit në afërsi të Kalasë së Skënderbeut e cila gjendet në breg të detit. Është e mrekullueshme! E pikturuar në afresket e kishës që sipas legjendës u...