Sa e mundur është organizimi i një gare të Formula 1 në Shqipëri? Ja si u përgjigj Rama

Sa e mundur është organizimi i një gare të Formula 1 në Shqipëri? Ja si u përgjigj Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe ditën e sotme të flasë për projektin e ndërtimit të autodromit në Elbasan dhe mundësinë që në të ardhme Shqipëria të presë një garë të Formula 1. Rama u shpreh i sigurt se është një projekt që do të realizohet dhe se nuk do të mbetet vetëm fjalë. Kryeministri në rubrikën “Sy më Sy”, duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij, tha se projekti është bërë me stafin teknik të Formula 1 dhe se kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm për realizimin e këtij projekti. “Shansi është i gjithi dhe është në dorën...

Burimi: Sot.com.al