Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Rusofobë”, Mattarella dhe dy ministra italianë në listën e zezë të Kremlinit
“Shembuj të manifestimeve të rusofobisë“, kështu quhet seksioni i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, që në fakt është një listë e mirëfilltë e personave të shpallur si “armiq” të Federatës Ruse. Ndër ta figuron edhe presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, së bashku me ministrin e Jashtëm Antonio Tajani dhe ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto. Ministria e Punëve të Jashtme italiane ka thirrur për sqarime ambasadorin rus në Itali, Aleksej Paramonov. Corriere della Sera shkruan se në qendër të akuzave janë deklaratat zyrtare të bëra në institucione shtetërore, ku denoncohet agresioni rus ndaj Ukrainës. Për...