Rusia vijon sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë

Rusia vijon sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë

Rusia ka ndërmarrë për natën e dytë radhazi një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa balistike ndaj Ukrainës. Kryeqyteti Kiev që ishte sërish në qendër të goditjeve. Sipas raportimeve të dielën në mëngjes, në të gjithë vendin u vranë nëntë persona, mes tyre tre fëmijë në rajonin e Kievit, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ky intensitet sulmesh tregon se Moska po e zgjat me qëllim luftën dhe përsëriti thirrjen për sanksione më të forta ndaj Rusisë. Megjithatë, ai theksoi se pret që marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve të vazhdojë, pas...
Burimi: Opinion.al