
Rusia shpeshton sulmet, Zelensky i kërkon Perëndimit reagim të fuqishëm
👁6487
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar të shtunën vonë “reagim të fuqishëm” nga partnerët perëndimorë, pasi Rusia i ka shpeshtuar sulmet vdekjeprurëse, përfshirë sulmet ajrore në një spital ushtarak në Harkiv dhe në qytetet Dnipro dhe Krivi Rih. “Partnerët tanë duhet ta kuptojnë qartë: Këto sulme nuk janë vetëm sulme ndaj civilëve ukrainas, por edhe ndaj të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare – ndaj vetë diplomacisë që po përpiqemi të përdorim për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm me video. “Rusia po godet pozicionet e të gjithë atyre që duan ta përfundojnë këtë luftë....
Burimi:
Top-Channel.tv