Rusia paralajmëron viza për malazezët si masë reciprociteti

Rusia paralajmëron viza për malazezët si masë reciprociteti

Rusia njoftoi të mërkurën se do të vendosë viza për shtetasit e Malit të Zi, pasi Podgorica vendosi të njëjtin regjim për shtetasit rusë, në kuadër të përafrimit të politikës së saj me atë të Bashkimit Evropian. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, konfirmoi se Ministria e Jashtme e Malit të Zi e kishte njoftuar Moskën në fund të shtatorit për ndërprerjen e marrëveshjes së vitit 2008 ndërmjet dy qeverive, e cila rregullonte kushtet e udhëtimit të ndërsjellë të shtetasve. “Në praktikë, kjo do të thotë se nga 1 nëntori, shtetasit tanë do të mund të hyjnë dhe të qëndrojnë në Mal të Zi vetëm me vizë. Rrjedhimisht, edhe shtetasit malazezë do të duhet të pajisen me viza për të udhëtuar në Rusi”,...