Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rusia nuk pranoi të zgjaste armëpushimin e Pashkëve
👁11941
Rusia nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin 30-orësh për Pashkët, që shpalli presidenti rus Putin. Ndërkohë Ukrania dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për sulme të vazhdueshme. Rusia nuk dëshiron ta zgjasë përtej të dielës së Pashkëve armëpushimin në Ukrainë. Kremlini tha se nuk do ta përmbushë kërkesën e Ukrainës për një armëpushim 30-ditor. Presidenti Vladimir Putin nuk ka dhënë urdhër për zgjatjen e armëpushimit që shpalli për Pashkët, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë shtetërore të lajmeve Tass. Presidenti ukrainas Zelenski i propozoi sërish Rusisë që të pezullojë për të paktën 30 ditë sulmet me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë....