Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Rusia nuk kërkon kapitullimin e Ukrainës”, Putin: Kievi duhet të njohë realitetin!
Presidenti Vladimir Putin tha sot se Rusia nuk po kërkon kapitullimin e Ukrainës. Sipas tij Moska dëshiron që Kievi ta njohë realitetin e situatës në fushën e betejës. Putin, duke folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, tha se “Ne nuk po kërkojmë kapitullimin e Ukrainës. Ne këmbëngulim të njohim realitetin që është zhvilluar në terren.” Prej tre vitesh Ukraina dhe Rusia vijojnë të jenë në luftë me njëra-tjetrën. Top Channel