Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rusia ka dyfishuar sulmet në Ukrainë, analiza e BBC: Gjithçka nisi që nga janari, pas inaugurimit të Trump si president
Rusia ka përdorur dyfishin e numrit të dronëve dhe raketave kundër Ukrainës që kur Presidenti Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, sipas një analize të BBC, pavarësisht thirrjeve të Trump për armëpushim. Gjatë gjithë fushatës së tij, Trump u zotua se do t’i jepte fund luftimeve brenda vetëm një dite nëse do të kthehej në detyrë. Ai pretendoi se pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia mund të ishte shmangur nëse do të kishte qenë në detyrë një president që Kremlini “e respektonte”. Megjithatë, në përpjekjet e tij për të arritur një armëpushim, Trump është akuzuar herë pas here nga kritikët se favorizon Rusinë, dhe administrata e tij ka ndaluar furnizimet e municioneve të mbrojtjes ajrore dhe furnizimeve të tjera ushtarake...