Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rusia godet sërish! 42 sulme me dron gjatë natës në katër qytete ukrainase, raportohet për të plagosur
Ukraina është goditur sërish nga një valë e rëndë sulmesh ajrore, vetëm pak orë pasi u njoftua për një raund të ri bisedimesh për paqe me Rusinë që do të zhvillohet të mërkurën në Stamboll. Sipas Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Rusia kreu 42 sulme me dron gjatë natës, duke lënë të paktën 12 persona të plagosur. Sulmet goditën ndërtesa banimi në Kramatorsk, si dhe objektiva në Sloviansk, Sumy dhe Odesa. “Një tjetër natë terrori rus,” thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë. “Rusia duhet të ndalet me presion më të fortë dhe sanksione më të ashpra. Pa veprime vendimtare, sulmet...