Rusia dhe Ukraina pranë paqes? New York Times: Trump takim me Putin dhe Zelenskyn javën e ardhshme

Rusia dhe Ukraina pranë paqes? New York Times: Trump takim me Putin dhe Zelenskyn javën e ardhshme

Zelensky-Trump-Putin SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon të takohet me Presidentin rus, Vladimir Putin javën e ardhshme, i ndjekur nga një takim trepalësh që do të përfshijë Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, si pjesë e përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës më shumë se trevjeçare midis Rusisë dhe Ukrainës. Sipas një raporti të New York Times duke cituar dy persona të njohur me diskutime, Trump i zbuloi këto plane gjatë një telefonate me udhëheqësit evropianë të mërkurën. Takimet e propozuara do të përfshinin vetëm tre presidentët, pa praninë e përfaqësuesve evropianë. Udhëheqësit evropianë, të cilët kanë punuar për të koordinuar përpjekjet për paqe, ndërkohë që mbështesin Ukrainën, duket se e pranuan qasjen e propozuar të Trump gjatë telefonatës. Nuk dihet nëse Putin apo Zelensky kanë rënë...