Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Rusët janë budallenj”/ Zelensky hedh poshtë propozimin e Moskës për një armëpushim 2-3-ditor: Taktikë për të fituar kohë!
👁10313
Propozimi i Rusisë për një armëpushim të përkohshëm dhe të kufizuar është një taktikë nga Rusia për të fituar kohë, deklaron Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Propozimi për një armëpushim dy ose tre-ditor për të mbledhur ushtarët e rënë nga fusha e betejës, synon të vonojë sanksionet e SHBA-së, tha Zelensky. “Mendoj se janë budallenj, sepse, në parim, një armëpushim synon të sigurojë që të mos ketë viktima. Kjo është arsyeja pse dua vërtet që partnerët tanë amerikanë të marrin masa të forta dhe të dërgojnë një paketë sanksionesh në Senat, për të ushtruar presion mbi rusët që të ndalojnë armiqësitë...