Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rumania zgjedh mes dy botëve… me pasoja për Evropën! Në kaos me Simionin, Dani besnik i kursit pro-evropian
👁7953
“Demokraci apo joliberalizëm”, “Evropë apo izolim”, “kampion i matematikës apo huligan futbolli” – tituj dhe klasifikime të tilla mund të lexohen ose dëgjohen pothuajse në të gjitha mediat e pavarura rumune këto ditë. Para raundit të dytë, vendimtar të zgjedhjeve presidenciale në Rumani të dielën(18 maj 2025), opinioni publik është më i tensionuar se kurrë më parë në dekadat e fundit. Pa përjashtim, të gjithë komentuesit dhe vëzhguesit e shohin vendin në udhëkryq dhe në një moment të rëndësishëm historik. Asnjë zgjedhje presidenciale që nga rënia e diktaturës komuniste në vitet 1989/90 nuk është karakterizuar nga kundërshtime kaq radikale midis...