Rumani/Konferencë ndërkombëtare dedikuar letërsisë shqipe të mërgimit

Rumani/Konferencë ndërkombëtare dedikuar letërsisë shqipe të mërgimit

Letërsia shqipe e krijuar në emigracion do të jetë në qendër të një konference ndërkombëtare që do të mbahet të martën, më 27 maj 2025, në orën 17:00, në Muzeun Kombëtar të Letërsisë Rumune, në Bukuresht.Nën titullin “Letërsia shqipe në mërgim”, kjo veprimtari e rëndësishme kulturore organizohet nga Shoqata “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR), në bashkëpunim me muzeun pritës, dhe synon të krijojë një hapësirë reflektimi për letërsinë e krijuar nga autorë shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë.Rumania nuk është zgjedhur rastësisht për këtë aktivitet. Bukureshti ka qenë një nga qendrat kryesore të botimit të letërsisë shqipe që në shekullin...
Burimi: Diasporashqiptare.al