“Ruli” i Barcelonës ‘asfalton’ Vallecanon e Ivan Balliut, ndeshje spektakolare në Camp Nou! Flick: Fillimi që dëshironim! (VIDEO)
Në “Camp Nou”, Barça-Rayo rezultoi një sfidë spektakolare, kjo edhe për meritë të ekipit të Ivan Balliut. Mbrojtësi kuqezi zbriti në fushë si titullar, qëndroi për 90-minuta, por përjetoi makthe në krahun e tij duke mbyllur ndeshjen me notën 5,3. Nga tribuna, Gabriel Jesus, afrimi më i ri i Barçës në këtë merkato vere, shijoi live show e dhuruar nga dyshja Raphinha-Yamal. Sfida nisi “zjarr” ku pas vetëm 12 minuta, Rayo kaloi në avantazh falë një aksioni shumë të bukur sulmues, i finalizuar nga Camello. Shtatë minuta më pas, Raphinha rikthehu qetësinë në “Camp Nou” duke barazuar shifrat në 1-1. Stafetën e mori Lamine Yamal me yllin spanjoll që realizoi një super gol, i pari për këtë sezon. Në një formë fantastike u shfaq edhe...
Burimi:
javanews.al