Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë të afërt me Vuçiç

Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë të afërt me Vuçiç

Katër biznesmenë nga Serbia, të afërt me pushtetin aktual, janë përfshirë në një listë personash ndaj të cilëve kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, ka kërkuar vendosjen e sanksioneve nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Në listën e personave për të cilët propozohen sanksione, janë: Ivan Boshnjak dhe Stojan Vujko, nga kompania Millennium Team, Davor Macura, nga Alta Banka, dhe Zhelko Mitroviq, pronar i televizionit Pink. Sipas letrës së 14 tetorit, në të cilën Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje, Wilson kërkon që këtyre katër biznesmenëve t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe përdorimi i sistemit financiar amerikan. Wilson i është drejtuar sekretarit amerikan të Shtetit në cilësinë e bashkëkryesuesit të Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i njohur si Komisioni amerikan...