Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rubio paralajmëron Iranin: Nëse reagoni, do të bëni gabimin më të madh të historisë suaj
Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio ka paralajmëruar ashpër Iranin që të mos ndërmarrë veprime hakmarrëse pas sulmeve ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane. “Nëse Irani reagon, do të jetë gabimi më i madh që ka bërë ndonjëherë,” deklaroi Rubio në një intervistë për emisionin “Sunday Morning Futures” në Fox News. Duke shërbyer edhe si këshilltar për sigurinë kombëtare, Rubio theksoi se bota është sot më e sigurt dhe më e qëndrueshme se një ditë më parë. “Kjo nuk është një luftë kundër Iranit dhe ne nuk kërkojmë konflikt me ta. Ndryshimi i regjimit në Iran nuk është qëllimi...