
Rubio: Kongresi është njoftuar rreth synimit për riorganizim të USAID-it
👁6485
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka njoftuar Kongresin amerikan për synimin e tij që të riorganizojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe t’i ndërpresë disa funksione që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës, ka thënë të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Në një komunikatë të lëshuar nga Rubio është thënë se USAID-i “i është larguar misionit që një kohë, dhe si rezultat, përfitimet kanë qenë shumë të vogla dhe shpenzimet kanë qenë shumë të larta”. “Falë presidentit Trump, kjo epokë e papërgjegjshmërisë fiskale ka përfunduar. Ne jemi duke riorientuar programet tona...
Burimi:
Vizionplus.tv