Rubio-Gjuriqit: Të ketë depërshkallëzim të tensioneve me Kosovën dhe BeH-në

Rubio-Gjuriqit: Të ketë depërshkallëzim të tensioneve me Kosovën dhe BeH-në

  Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi të ketë pasur takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq. Sipas komunikatës së lëshuar nga Departamenti i Shtetit, Rubio u tha t’i ketë komunikuar rëndësinë e depërshkallëzimit të situatës me Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën. ‘Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua me Ministrin e Jashtëm serb Marko Djuric. Ata ranë dakord që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të zhvillojnë një dialog strategjik dypalësh më vonë këtë vit për të thelluar lidhjet ekonomike dhe të sigurisë. Ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Kosovën dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të përgatitur terrenin për rritje ekonomike dhe prosperitet. Shtetet e Bashkuara...