Ruanda do të mirëpresë deri në 250 emigrantë që do të deportohen nga SHBA-të

Ruanda do të mirëpresë deri në 250 emigrantë që do të deportohen nga SHBA-të

Qeveria e Ruandës njoftoi të martën se do të pranojë deri në 250 migrantë që do të deportohen nga Shtetet e Bashkuara, sipas një marrëveshjeje të re të arritur me Uashingtonin. “Ruanda ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara për të pranuar deri në 250 migrantë. Kjo, kryesisht sepse pothuajse të gjitha familjet ruandeze e njohin dhimbjen dhe sfidat e zhvendosjes, ndërsa vlerat tona shoqërore janë të bazuara në riintegrim dhe rehabilitim,” deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Yolande Makolo. Sipas saj, Ruanda do të ketë të drejtën të miratojë ose të refuzojë çdo person të propozuar që do të zhvendoset. Megjithatë, ajo nuk dha detaje mbi afatin kohor, kombësitë e migrantëve apo çfarë do të përfitojë vendi i saj në këmbim. “Do t’ju japim më shumë...