RTL Radio: Shqipëria, xhevahiri ballkanik që po kthehet në destinacion europian

RTL Radio: Shqipëria, xhevahiri ballkanik që po kthehet në destinacion europian

Turizmi shqiptar vijon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke u shndërruar në një histori suksesi që po i tejkalon kufijtë e rajonit. Kësaj here, është “RTL Radio” – një nga platformat më të njohura mediatike në Luksemburg – që i ka kushtuar Shqipërisë një artikull të posaçëm, në kuadër të serisë së saj për destinacionet më tërheqëse të pushimeve në Europë.Me titullin “Xhevahiri ballkanik që po kthehet nga një sekret, në destinacion qendror të hartës turistike europiane”, RTL Radio e cilëson Shqipërinë një vend në transformim të shpejtë, që po fiton statusin e një “pike të nxehtë” për pushime....