Rrugëtimi drejt anëtarësimit/ Ambasadorja e BE: Duhet angazhim nga të gjitha palët
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, është takuar me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Takimi është fokusuar te procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe roli i Kuvendit në përmbushjen e reformave të kërkuara nga BE-ja. Përmes një postimi në rrjetin social X, ambasadorja bëri të ditur se gjatë bisedës u diskutua për rëndësinë e miratimit të reformave, përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë europian dhe forcimit të llogaridhënies së ekzekutivit. De Sousa theksoi se përparimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon angazhimin e të gjitha palëve politike, ndërsa Kuvendi duhet të shërbejë si një hapësirë e mirëfilltë dialogu. Postimi i plotë i ambasadores Sofia Moreira de Sousa: U takova sot me Gazment Bardhin, kryetarin e grupit...
Burimi:
ntv.al