Rrugë “e re” në Tiranë-Durrës, aksi dytësor në rikonstruksion, do të mbarojë pas 5 muajsh!

Rrugë “e re” në Tiranë-Durrës, aksi dytësor në rikonstruksion, do të mbarojë pas 5 muajsh!

Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë fituese për rikonstruksionin e rrugës dytësore Tiranë – Durrës, në segmentin Hygea – Megatek. Bashkimi i kompanive “Vëllezërit Hysa” dhe “Ergi” është përzgjedhur me një ofertë prej 386.5 mln lekësh pa TVSH, ndërsa afati i parashikuar për realizimin e punimeve është 5 muaj kalendarikë. Fondi limit i tenderit ishte rreth 594.9 mln lekë pa TVSH. Oferta e përzgjedhur është rreth 208.4 mln lekë më e ulët, ose 35% nën këtë vlerë. Financimi parashikohet të mbulohet nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Aksi që do t’i nënshtrohet rikonstruksionit ka një gjatësi prej rreth 6.84 km dhe shërben për aksesin në bizneset dhe objektet industriale të zonës, si dhe në zonat e banuara pranë tij. Raporti teknik evidenton segmente me...