Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!
Rruga e re Tiranë-Durrës pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve në dy muajt e parë të vitit 2027. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë një interviste për Euronews Albania. Karakaçi deklaroi se kanë përfunduar punimet për 5 kilometrat e parë të zgjerimit të këtij aksi, ndërsa aktualisht po punohet për vijimin e projektit deri mbi Qafën e Kasharit. Sipas ministrit, projekti parashikon zgjerimin e superstradës gjatë viteve 2027-2028, duke e shtrirë projektin pothuajse deri në Durrës, në zonën e Urës së Dajlanit. “Patjetër që rreth dy muajve të parë të 2027 ajo do të jetë e hapur për qarkullim. Por ajo çfarë është e rëndësishme për buxhetin dhe programin 2027-2029, programin afatmesëm të ministrisë, është që...
Burimi:
javanews.al