E RËNDË – Ekzekutohet në Spanjë shqiptari 39- vjeçar, ishte ulur në terracën e një lokali në kompleks sportiv
Një shqiptar 39-vjeçar, i identifikuar si Luka Beqiraj, është vrarë me armë zjarri në një lokal në Orihuela Costa të Spanjës. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para orës 13:00, në kompleksin sportiv dhe argëtues Playa Flamenca Sport Club, në rrugën Nicolas de Bussi, në zonën Playa Flamenca.Viktima ishte ulur në tarracën e një lokali brenda kompleksit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas atentatit, autori u largua me monopatinë elektrike, shkruajnë mediat spanjolle.Dëshmitarët njoftuan autoritetet, ndërsa në vendngjarje mbërritën efektivët e Gardës Civile spanjolle. Garda Civile ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk përjashtohet pista e një larjeje hesapesh.Trupi i viktimës mbeti pranë tarracës së lokalit, deri...
Burimi:
sarandanews.com