“Përshëndetje të gjithëve nga Shkodra e lashtë serbe”, politikani pro serb në Malin e Zi dënohet me 3 vjet burgim…

“Përshëndetje të gjithëve nga Shkodra e lashtë serbe”, politikani pro serb në Malin e Zi dënohet me 3 vjet burgim…

Kryetari i partisë pro serbe “Mali i Zi i Lirë”, Vladislav Dajkoviç, ka deklaruar se është dënuar nga një gjykatë shqiptare me tre vite burgim për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare, për shkak të një fotografie të publikuar 6 vite më parë në Shkodër, krahas së cilës shkruante: “Përshëndetje të gjithëve nga Shkodra e lashtë serbe”.Në një konferencë, siç raportojnë mediat malazeze, ai ka pretenduar se nuk ka fyer askënd me tekstin për të cilin është dënuar. Ai ka thënë se nuk do të dorëzohet në autoritetet shqiptare, por ka shtuar se ka frikë se ka “tradhtarë” në Mal të Zi” që mund të përgatisin një urdhër ekstradimi të tij.“Gjykata më dënoi me tre vjet për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes...