Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve të deritashme dhe atyre të ardhshme me Serbinë, teksa po zhvillohen bisedime për furnizimin me gaz dhe një kontratë të re afatgjatë. Ai i bëri këto komente gjatë takimit me kryeqytetin rus me politikanin prorus dhe ish-zyrtarin e lartë shtetëror të Serbisë, Aleksandar Vullin, bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse të mërkurën. Lavrovi tha se e njeh Vullinin prej kohësh si “njërin prej politikanëve kryesorë të Serbisë”, i cili, sipas tij, i “kupton shumë mirë proceset politike dhe në to gjithmonë arrin ta identifikojë qëllimin kryesor: interesin e popullit serb”.Lavrovi përmendi gjithashtu se Vullini është kryetar i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë Srbijagas dhe se kjo detyrë “pasqyron synimin e përbashkët...