Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Presidenti iranian Masoud Pesekian tha sot në konferencën e klimës COP31 se vendi i tij po kërkon kompensim për dëmet mjedisore të shkaktuara nga sulmet amerikane dhe izraelite , duke argumentuar se çështja lidhet me përpjekjet ndërkombëtare për të adresuar ndryshimet klimatike. “Ne presim që bashkësia ndërkombëtare të krijojë një lidhje kuptimplote dhe reale midis angazhimeve për klimën në kohë paqeje dhe përgjegjësisë në kohë lufte , për të regjistruar dhe vlerësuar dëmet mjedisore të shkaktuara nga sulmet ushtarake dhe për të zhvilluar mekanizma kompensimi”, tha ai. Deklaratat e tij u bënë në kontekstin e fjalimeve të njëpasnjëshme nga krerët e shteteve, në ditën e tretë të konferencës, e cila do të zgjasë dy javë dhe po zhvillohet në Turqi.Marrëveshjet ndërkombëtare për klimën aktualisht ofrojnë...