Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Regina Kharchenko, kryebashkiakja në detyrë e Zaporizhias që prej prillit 2024, deklaroi se banorët e qytetit jetojnë në një gjendje frike të përhershme për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse. Qyteti ndodhet vetëm 20 kilometra larg vijës së frontit. Sipas saj, kjo distancë shumë e shkurtër e bën të pashmangshme ndikimin e luftës në jetën e përditshme të civilëve. Sulmet ruse në Zaporizhia janë bërë pjesë e përditshmërisë, shtoi ajo gjatë një interviste në Berlin, ku po përfaqësonte qytetin e saj në edicionin e 21-të të Dialogut të Kievit, një platformë gjermano-ukrainase e dialogut ndërpartiak që bashkon politikën, mediat dhe shoqërinë civile. Ajo theksoi se, pavarësisht distancës fizike, mbetet e përfshirë në të gjitha operacionet që zhvillohen në qytet dhe koordinon punën e shërbimeve komunale...
Burimi:
kohajone.com