Lavrov pas takimit me Vulinin: Rusia mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve me Serbinë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Moska mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve të deritashme dhe atyre të ardhshme me Serbinë. Ai shtoi se po zhvillohen bisedime për furnizimin me gaz dhe për një kontratë të re afatgjatë. Komentet i bëri gjatë një takimi në kryeqytetin rus me politikanin prorus dhe ish-zyrtarin e lartë shtetëror të Serbisë, Aleksandar Vulin, njoftoi Ministria e Jashtme ruse të mërkurën. Sipas Lavrovit, ai e njeh Vulinin prej kohësh si “njërin prej politikanëve kryesorë të Serbisë”. Siç u shpreh ai, ky i fundit i “kupton shumë mirë proceset politike dhe në to gjithmonë arrin ta identifikojë qëllimin kryesor: interesin e popullit serb”. Kreu i diplomacisë ruse përmendi gjithashtu se Vulini është kryetar i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë Srbijagas. Kjo...
Burimi:
kohajone.com