Modeli “Himarë”/ Si po prokurohen miliona euro në tendera me tek ofertë ose garë farsë
Bashkia e Himarës po kthehet në një nga vatrat më të nxehta të tenderave në Shqipëri duke konsoliduar një model prokurimesh të dyshimta me mungesë gare dhe konkurrencë fiktive. Ky model vërehet qartë në thuajse të gjitha procedurat e mëdha të prokurimit në tre muajt e fundit, të cilat kapin një vlerë totale prej gati 17 milionë euro, ku fituesit e paracaktuar praktikisht nuk kanë pasur asnjë rivalitet në çmim. Sistemi i tenderave me një ofertëDy javë më parë, Bashkia e Himarës zhvilloi një tender me vlerë 250 milionë lekë ose 2.76 milionë euro me objekt rehabilitimin e fasadeve të lagjes Stefanel. Në garë u paraqit vetëm një ofertë, që ishte ajo e bashkimit të kompanive T&J Construction, Ulza dhe Asi-2A Co. Këto kompani ofertuan...
Burimi:
sot.com.al