Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos sulmojë Iranin: Asnjë aventurë ushtarake pa qeverinë e re

Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos sulmojë Iranin: Asnjë aventurë ushtarake pa qeverinë e re

Një debat i fortë politik dhe i sigurisë ka përfshirë Izraelin, pas shqetësimeve për një operacion të ri ushtarak kundër Iranit. Gadi Eisenkot, i mandatuari për formimin e qeverisë së re, i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanyahu të mos ndërmarrë veprime ushtarake me pasoja të rënda strategjike, përpara se të betohet kabineti i ri dhe të marrë mbështetjen e Knessetit. Në një letër drejtuar Netanyahut, Eisenkot ka kërkuar vetëpërmbajtje në vendimmarrjen për sigurinë kombëtare, duke argumentuar se vendime të tilla duhet t'i kalojnë qeverisë së re, nëse nuk ka urgjencë që kërkon veprim të menjëhershëm. Ai i është drejtuar gjithashtu prokurores së përgjithshme Gali Baharav-Miara, duke kërkuar informim të plotë dhe të vazhdueshëm për zhvillimet e sigurisë dhe vlerësimet e shërbimeve inteligjente. Kërkesa e Eisenkot...