Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë
Vrasja e një shqiptari 39-vjeçar në Orihuela Costa të Spanjës ka rikthyer vëmendjen te aktiviteti i grupeve kriminale në provincën e Alicante-s dhe atentatet e dyshuara me pagesë në zonën e Costa Blanca-s. Shqiptari u qëllua për vdekje mëngjesin e së martës, pranë fushave të një klubi padeli në Playa Flamenca, në Orihuela Costa. Ngjarja ndodhi në prani të sportistëve dhe dëshmitarëve të tjerë, ndërsa autori, pasi qëlloi viktimën nga një distancë e afërt, u largua me shpejtësi me një monopatinë elektrike. Sipas një analize të gazetarit Gustavo Ardid, të publikuar në mediat spanjolle që citon noa.al, mënyra e realizimit të atentatit ngre dyshime se mund të bëhet fjalë për një ekzekutim të porositur, të lidhur me krimin e organizuar. Megjithatë, motivi i vrasjes dhe...
Burimi:
javanews.al