Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista
Fillimi i hetimeve ndaj “The Albanian Files” është diskutuar në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus. Analisti Alban Dudushi tha se nuk duhet ngatërruar ky libër me një vizion arkitekturor me punët e pista. Ai tha se dihet botërisht qasja e Ramës për të ndryshuar vizionin dhe pamjen e Shqipërisë. Pjesë nga biseda: Dudushi: Ka një ngatërrim të qëllimshëm mes një vizioni dhe transformimi arkitektonik të Shqipërisë, të cilin Rama nuk e ka fshehur asnjëherë, dhe problemeve që mund të kenë projekte të caktuara. Janë dy gjëra që nuk duhen ngatërruar. Mund të jetë një këndvështrim që Rama i përdor arkitektët si mbulim. Është legjitime ta vësh në dyshim këtë marrëdhënie, por, nga ana tjetër, unë besoj se kjo histori nuk...
Burimi:
javanews.al