“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka ndarë në dy aspekte të ndryshme të drejtën për të protestuar dhe aktet e dhunës që shoqëruan tubimet e fundit në Tiranë. Për të qeveria nuk duhet të injorojë pakënaqësitë e qytetarëve, por duhet të dëgjojë kërkesat e tyre dhe të marrë masa konkrete në përgjigje të tyre. Në këtë kontekst, Bido e cilësoi buxhetin e vitit 2027 si një hap në drejtimin e duhur, duke argumentuar se parashikon një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave dhe një qasje më sociale. “Një moment është reflektimi ndaj protestës si një e drejtë demokratike dhe detyrimi i qeverisë për ta dëgjuar dhe reflektuar ndaj protestës”, deklaroi Bido. Nga ana tjetër, ai u ndal te episodet e dhunshme, duke i...
Burimi:
kohajone.com