Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin
Ecuria e dosjeve hetimore të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka qenë në qendër të diskutimeve në emisionin “Trialog” në RTSH, të moderuar nga gazetarja Alba Alishani. Gjatë analizës së tij, analisti Preç Zogaj u ndal veçanërisht te çështja e njohur si “Albanian Files”, duke e cilësuar atë si një zhvillim domethënës në hetimet e niveleve të larta. Sipas Zogajt, “Albanian Files” përbëhet nga një përmbledhje projektesh të hartuara nga arkitektë të huaj me ftesë të qeverisë dhe kryeministrit, të cilët kanë studiuar territorin shqiptar për ndërtimin e resorteve turistike. Duke komentuar kalimin e çështjes në fazat e para hetimore, analisti nënvizoi rëndësinë e regjistrimit të saj. Sipas tij, “regjistrimi gjithmonë është bashkëfillimi i punës. Regjistrimi tregon se do vazhdojë,...
Burimi:
javanews.al