Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Një faqe interneti, disa fotografi, mesazhe në WhatsApp dhe dy adresa në zemër të Tiranës. Gazetarët e Fiks Fare kanë zhvilluar një investigim mbi një aktivitet prostitucioni që reklamohej hapur në internet dhe që, sipas verifikimeve të tyre, zhvillohej në apartamente në zona të frekuentuara të kryeqytetit. Investigimi nisi pas identifikimit të një faqeje interneti me emrin “Eskorta Tiranë”, ku vajza të ndryshme reklamonin shërbimet e tyre kundrejt pagesës. Në profilet e publikuara shfaqeshin fotografi, të dhëna fizike, origjina dhe shërbimet që ofroheshin. Gazetarët kontaktuan disa prej tyre dhe, nëpërmjet një bashkëpunëtori, arritën të linin takime në dy adresa të ndryshme. Adresa e parë ndodhej pranë Parkut Rinia, në zonën e Shallvareve, përballë Taivanit. Bashkëpunëtori i Fiks Fare u paraqit në vendin e lënë për...