Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Është identifikuar shqiptari 39-vjeçar që u ekzekutua me armë zjarri në Orihuela Costa të Spanjës. Bëhet fjalë për Luka Beqirajn, i cili mbeti i vdekur pas një atentati të ndodhur në mesditë, në ambientet e kompleksit Playa Flamenca Sport Club. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, 39-vjeçari ndodhej në tarracën e një lokali, kur një person i armatosur iu afrua dhe hapi zjarr disa herë ndaj tij. Plumbat rezultuan fatalë, duke i marrë jetën në vendngjarje. Autoritetet dyshojnë se vrasja mund të ketë lidhje me një larje hesapesh, ndërsa mënyra e organizimit të atentatit ngre dyshime se bëhet fjalë për një ekzekutim të porositur. Autori u largua me një skuter elektrik, sipas dëshmive të personave që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. Policia spanjolle ka nisur hetimet...