Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët
Shqiptarët po vijojnë të paguajnë rregullisht këstet e tyre të kredive. Norma e kredive me probleme ra në 3.59 për qind në shtator nga 3.69 për qind në korrik. Ky është niveli më i ulët i shënuar që nga viti 2008. Artur Ribaj, eksperti i ekonomisë, u shpreh për A2CNN: “Kjo rënie historike e kredive me probleme lidhet me një disiplinë më të madhe të qytetarëve dhe bizneseve për të paguar këstet në kohë, por edhe me zgjerimin e portofolit të kredive. Vitet e fundit kemi parë një interes më të madh për hua të reja, veçanërisht në fushën e banesave dhe investimeve të vogla”. Rënia e treguesit në nivelin më të ulët në gati 2 dekada ka ardhur sa nga shlyerja në mënyrë të...
Burimi:
javanews.al