Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

Policia franceze ka kryer disa arrestime në kuadër të hetimeve për akuzat për abuzim seksual dhe trafikim të qenieve njerëzore ndaj Mohamed Al Fayed, ish-pronarit të dyqanit të famshëm Harrods dhe hotelit luksoz Ritz. Sipas Policisë Metropolitane të Londrës, më 13 dhe 14 tetor janë kontrolluar tri prona, mes tyre edhe hoteli Ritz në Paris, ku dyshohet se kanë ndodhur disa prej abuzimeve të pretenduara. Kontrollet janë kryer në bashkëpunim mes autoriteteve franceze dhe britanike, ndërsa në operacion kanë marrë pjesë edhe hetues nga Britania e Madhe. Përveç hotelit Ritz, kontrollet janë zhvilluar edhe në vilën Sainte-Thérèse në Saint-Tropez, një pronë që më parë i përkiste Al Fayed, si dhe në vilën Windsor në Paris. Autoritetet franceze bëjnë me dije se disa persona të dyshuar...