Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

NASA ka hapur një fushatë të re rekrutimi për astronautët e ardhshëm, duke ofruar një pagë vjetore prej 164,395 dollarësh për kandidatët që do të bëhen pjesë e misioneve të ardhshme hapësinore. Të përzgjedhurit do të përfshihen në programet për rikthimin e njeriut në Hënë, ndërtimin e një baze hënore dhe përgatitjen e misioneve të para me ekuipazh drejt Marsit. Agjencia amerikane e hapësirës po kërkon profesionistë të rinj për të ndihmuar në atë që e cilëson si “shkrimin e kapitullit të ardhshëm të fluturimeve hapësinore me njerëz”. “Dritarja është e hapur. Misioni po pret. Dhe e vetmja gjë që mungon në aventurën më të madhe në të cilën është përfshirë ndonjëherë njerëzimi, je ti”, deklaroi zëvendësadministratori i NASA-s, Matt Anderson. Sipas njoftimit, aplikimet do...