Rruga e Gjashtë në Sarandë, Rama publikon pamjet nga punimet: Po ecin me ritme të shpejta, përfundon vitin tjetër
Punimet për ndërtimin e “Rrugës së Gjashtë” dhe hapjen e tunelit në Sarandë pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri, duke bërë të ditur se punimet po avancojnë me ritme të shpejta. Sipas Ramës, ky investim synon të ulë trafikun, të lehtësojë lëvizjen e banorëve dhe të krijojë kushte më të mira për mijëra turistë që zgjedhin Sarandën çdo vit. Kryeministri e cilëson projektin si një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin bregdetar. “Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët dhe kushte më të mira për mijëra turistë që zgjedhin Sarandën çdo vit. Punimet për “Rrugën e Gjashtë” dhe hapjen e tunelit po avancojnë me ritme të shpejta, për të përfunduar vitin e ardhshëm, duke...
Burimi:
ntv.al